Parlamenti do të mblidhet sot në një tjetër seancë plenare, për të votuar dy komisione të reja ad hoc për Vetting -un, që do të kenë në total 18 anëtarë.

Komisioni i parë do të ketë 12 anëtarë, të ndarë në barazi mes dy palëve. Ndërsa në komisionin e dytë me 6 anëtarë do të ketë 3 deputetë nga maxhoranca dhe 3 nga opozita.

Edhe seanca e sotme ashtu si ajo e një jave më parë, pritet të zhvillohet formalisht, pasi në mungesë të opozitës, përfaqësuesit e saj në të dy komisionet nuk mund të zgjidhen.

Rrjedhimisht këto komisione ah hoc mbeten jo funksionale për procesin e Vetting -ut, deri në plotësimin me anëtarët e opozitës.

Në seancën e sotme pritet të shihet dhe qëndrimi i PS ndaj PDIU nëse do t’ia lejojë apo jo një anëtar në dy komsionet ad hoc që do të përzgjedhin kandidatët për organet e Vetting -ut./Abc News