Juventus luan sot për të thelluar përsëri diferencën me Napoli, që fitoi dje thellë 6 – 0 me Bologna. Skuadra e Massimiliano Allegri do të presë Lazio dhe synimi është një hap tjetër drejt titullit të pestë radhazi.

Juventus ndodhet i shkëputur 6 pikë nga Napoli dhe nëse fiton, diferenca shkon sërish në 9 pikë.

Bardhezinjtë po kalojnë një moment pozitiv, por në krahun tjetër, emërimi i Simone Inzaghi riktheu fitoret. Në ndeshjen e fazës së parë Juventus fitoi me rezultatin 2 – 0.

Ndeshja e sotme do të jetë e treta për këtë sezon mes tyre, përfshirë Superkupën e Italisë, e fituar edhe kjo nga ekipi torinez.

Juventus është në këtë takim pa Claudio Marchisio, i cili do të mungojë për disa muaj për shkak të dëmtimit të rëndë në takimin me Palermo.

Sot do të luhen edhe ndeshje të tjera të javës së 34, mes tyre edhe Roma – Torino e Genoa – Inter.

Endrit Sauku/Tv Klan