Trump dhe Biden japin mesazhet e fundit

“Presidencialet e shekullit” mund të konsiderohen zgjedhjet e kësaj të marte në Shtetet e Bashkuara, ku përballë janë republikani Donald Trump që synon rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe demokrati Joe Biden, ish-zv/president.

Beteja e këtij viti është unike pasi i gjen Shtetet e Bashkuara në kulmin e krizës së pandemisë, ku shifrat e të prekurve dhe viktimave janë ndër më të lartat në botë, e sipas demokratëve shkaktar është Trumpi.

Radhët e gjata karakterizuan qendrat e votimit edhe në ditën vendimtare, ashtu si në procesin paraprak ku morën pjesë mbi 40% e personave me të drejtë vote, mbi 100 milionë. Pritet që këto zgjedhje të kenë edhe pjesëmarrjen më të lartë prej prej 65% më e larta e 1 shekulli.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar shpesh kohët e fundit për tentativa manipulimesh nga ana e demokratëve. Si shembull, ai mori zgjatjen e numërimit të votave me postë përtej afatit ligjor të 3 Nëntorit në Pensilvani, i konsideruar si shtet kyç për përcaktimin e fituesit.

“Gjykata Supreme zgjati afatin, por ka krijuar një situatë të rrezikshme. I bëj thirrje Guvernatorit, ta bëjë transparent procesin dhe të mos manipulojë. Të lutem mos manipulo”.

Nga frika e trazirave, shumë biznese në Uashington, Nju Jork e shumë qytete të tjera kanë përforcuar vitrinat me masa mbrojtëse nga frika e trazirave. Me barriera mbrojtëse është rrethuar edhe perimetri i Shtëpisë së Bardhë për të njëjtat arsye.

Zgjedhjet e gjejnë shoqërinë amerikane më të ndarë se kurrë pas protestave të dhunshme anti-raciste të mbështetura nga demokratët, kundër dhunës brutale të policisë amerikane ndaj komunitetit afro-amerikan. Botën ky proces e gjen në një fazë shndërrimi, teksa Donald Trump ka shkundur balancat e vendosura vitet e fundit në përpjekje për të zgjidhur krizat e përgjumura.

Tv Klan