sozia e di caprios

Ka ndodhur rastësisht që një përdorues i rrjeteve sociale ka pikasur një foto të një personi, që ka një ngjashmëri të pabesueshme me një ndër aktorët më të famshëm në Hollywood, Leonardo Di Caprio.

Fotoja e një oficeri të polisës ruse, që është sozia e fituesit të çmimit “Golden Globe” si aktori më i mirë për këtë vit, po çmend botën e internetit.

Ende nuk është indentifikuar kush është polici me uniformë ruse, i cili dhe pse pak mbipeshë, ruan të njëtat tipare si Di Caprio.

Të menjëhershme kanë qenë komentet e fansave, të cilët e kanë shpërndarë foto e tij online, ndërsa njëri prej tyre sygjeron: “Leo duhet të bësh një film me këtë djalë”.

Por polic rus nuk është sozia e parë e ylli të filmi “The Woolf of Wall Street”.

Në muajin tetor, fansat zbuluan një barist dhe muzikant suedez me emrin Konrad Annerud, që kishte një ngjashmëri mbresëlënëse me Di Caprion, në kohën kur ky i fundit ishte ende shumë i ri./tvklan.al