Sezoni i sivjetshëm i Serie A ka sjellë një ndryshim mjaft interesant. Rritje e numrit të tifozëve në stadiume. Mesatarja e kampionatit për sezonin e ri është aktualisht më shumë se 23,700 shikues për ndeshje, edhe pse Benevento dhe SPAL kanë stadiume relativisht në vegjël me 17,500 dhe 13,000 vende secili.

Në proporcion me madhësinë e stadiumit, SPAL zë vendin e dytë për shikueshmërinë më të lartë të spektatorëve duke tërhequr mesatarisht 11,327 shikues për ndeshje.

Juventus është në vendin e parë me përqindjen më të lartë 93.31 të shitjes së biletave në stadiumin “Allianz”. Ndërsa Verona nuk po shkon mirë me vetëm 52% të stadiumit prej 31.250 vendesh. Nga ana tjetër Chievo që luan në të njëjtin impiant ka mesatarisht 10 mijë shikues në çdo ndeshje duke shitur rreth 32% të biletave./Tv Klan