Spalletti humbet miqësoren e parë me Inter



Humbja e parë për Luciano Spalletti në stolin e Inter edhe pse ishte një miqësore. Zikaltërit u mundën me rezultatin 2 – 1 nga Nurnberg në takimin e luajtur në Bolzano, ku po zhvillon përgatitjet për sezonin e ri.

Golat u shënuan në pjesën e dytë me Inter që reagoi me Eder vetëm, pasi pësoi dy herë. Në këtë sfidë debutuan edhe Skriniar e Borja Valero. Inter do të niset në Kinë ku do të zhvillojë një turne miqësor me ekipe të nivelit të lartë.

Arsenal fitoi miqësoren e dytë në Australi. Skuadra angleze mundi edhe Western Sydney me rezultatin 3 – 1. Arsenal shënoi 3 gola që në pjesën e parë duke i dhënë mundësinë e Arsene Wenger të provonte lojtarë të tjerë pas pushimit. Në fushë ishte edhe blerja e re Alexandre Lacazette. Të mërkurën do të ketë provën e parë të vërtetë pasi do të luajë me Bayern Muchen. TV KLAN

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*