Spanja rrezikon të mos jetë në finalet e Botërorit 2018, sipas gazetës vendase “El Pais”. Federata Spanjolle e Futbollit mori një dokument nga FIFA ku i kërkohet të shmangen ndërhyrjet e qeverisë, pasi rrezikon pezullimin nga ky organizëm. Paralajmërimi vjen pas propozimit të Këshillit të Lartë të Sportit për përsëritjen e zgjedhjeve të mbajtura majin e kaluar.

Kjo shikohet si një ndërhyrje nga institucionet shtetërore që shkelin pavarësinë e federatës së futbollit në Spanjë. Çdo nisi pas arrestimit të kreut të kësaj federate Angela Maria Villar për korrupsion, ndërsa rolin e tij përkohësisht e zuri zëvendësi Juan Luis Larrea.

Spanja rrezikoi pjesëmarrjen edhe në Euro 2008 pas konfliktit të qeverisë Zapatero dhe federatës për datën e zgjedhjeve të kësaj të fundit.

Tv Klan