Spanjë – Shkatërrohet një grup kriminal i përbërë nga shtetas bullgarë dhe shtetas me origjinë Shqiptare, për veprimtari kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta. Janë arrestuar në Spanje tre shtetas me origjinë shqiptare dhe një shtetas bullgar:

A.Q, 47 vjeç,  A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç, të tre shtetas shqiptar, si dhe P.D, 41  vjeç, shtetas bullgar.

Janë sekuestruar 38 kilogramë Heroinë e pastër.

8 kilogramë Kokainë e pastër.

50 kilogramë përzierës.

Është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike.

Është sekuestruar një armë zjarri me silenciator dhe një pajisje presimi.

Operacioni ka filluar që në muajin Dhjetor të vitit 2015 dhe është finalizuar me 10 Gusht të 2016.

Komunikata origjinale e nxjerrë dje në faqen zyrtare të Europol.

Komunikatë e publikuar nga Europol në datën 25.08.2016, në lidhje me Operacionin CROMAÑON”.

operacioni

Në datën 25.08.2016 Europol ka publikuar në faqen e tij një informacion në lidhje me Operacionin “CROMAÑON”, në të cilin u arrit të shpërbëhej një rrjet kriminal i përfshirë në një tregti ndërkombëtare droge.

Operacioni “CROMAÑON” u organizua nga Roja Civile Spanjolle në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Shqiptare dhe u mbështet nga Europol.

Në këtë Operacion u shpërbë një rrjet kriminal i përbërë nga shtetas Shqiptar dhe Bullgarë të cilët merreshin me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona.

Operacioni u zhvillua në datën 10 Gusht 2016 dhe rezultoi në arrestimin e 7 anëtarëve të kësaj organizate kriminale.

Anëtarët e këtij grupi janë kryesisht shtetas Bullgar dhe shtetas me origjinë Shqiptare.

Nga ky operacion janë konfiskuar 38 kg Heroinë e pastër, 8 kg Kokainë e pastër dhe 50 kg përzierës.

Gjithashtu është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike, si dhe janë sekuestruar një armë me silenciator dhe një pajisje presimi.

Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels. Castelldefels u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë Spanjolle.

Gjithashu u konfiskuan një sasi e konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumenta.

Roja Civile Spanjolle e ka iniciuar këtë Operacion në Dhjetor 2015, me qëllim zbulimin e grupeve kriminale që operojnë në fushën e trafikimit të lëndës narkotike të llojit heroinë./tvklan.al