spartak-braho

Ndryshe nga Vojsava Ismailaj,Tom Doshi dhe Dritan Prifti të cilët u morën në pyetje në Drejtorinë e Policisë Tiranë mbi skenarin e destabilizimit të vendit dhe një komploti kundër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, Spartak Braho i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të dhënë sqarime mbi këtë çështje. Autori i letrës e cila iu drejtua krerërve më të lartë të shtetit se ishte informuar për ekzistencën e një skenari destabilizmi ka qëndruar për rreth një orë para grupit hetimor. Dëshmia e depuetit të LSI – së është tentuar të merret larg syrit të medias, pasi hyrja e tij në organin e kauzës së kryeqytetit nuk është filmuar.

Braho mësohet t’i ketë qëndruar versionit të tij se deputeti Doshi dhe ish – ministrit Prifti po shantazhonin gruan e Kastriot Ismailaj, që ky i fundit të dëshmonte kundër kreut të Kuvendit në aferen CEZ. Megjithatë ende nuk është mësuar se cilat janë provat dhe dokumetet ku e mbështet këtë komplot, kreu i komisionit parlamentar të sigurisë.

Në dalje të prokurorisë Braho nuk ka dashur të kometojë mbi seancën e pyetjeve duke u futur në automjetit e tij, i cili në këtë rast u parkua në brendësi të oborrit të institucionit. Zakonisht askush nuk parkon aty përveç drejtuesit të prokurororisë dhe makinave të shërbimit të këtëj intitucioni. Tashmë për të dhënë sqarimin e tij për këtë çështje ka mbetur vetëm biznesmeni Kastriot Ismailaj që ndodhet në burgun 302 në kryeqytet. Ismailaj akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash.

Tv Klan