Specialistët e shëndetit publik, konfirmojë faktin se kequshqyerja është faktori kryesor I rritjes së sëmundshmërisë dhe vdekjes në Shqipëri këto 20 vitet e fundit.

“Kemi një shtim shumë të madh të vdekjeve dhe sëmundshmërisë tek shqiptarët. Problemet lidhur me ushqyerjen zënë vendin e parë, duhani vendin e dytë, alkooli, ndotja e mjedisit…Nga kancerët kanë vdekur rreth 6 mijë persona në vit në Shqipëri, në vitet 90 ka qenë jo më shumë se 3 mijë – 4 mijë.”

 

Debati për sigurinë ushqimore në vend, lidhur edhe nga raporti i fundit i KLSH mbi AKU, sipas specialistëve përdorimi i hormonëve në ushqime është një faktor risku për rritjes e sëmundshmërisë dhe sëmundjeve kancerogjene.

“Duket që ka disa arsye lidhur me influenca ta lidhura me stilin e jetesës, me ushqyerjen apo edhe me ndikimin e hormoneve. Lidhur me kontrollin e këtyre shtesave në bujqësi, në disa raste ato akuzohen si shkaktarë të pjesshëm të rritjes së vërejtur të kancerëve në Europë, në botën perëndimore, por pse jo edhe në Shqipëri”,

thotë Alban Ylli, specialist i ISHP.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shteti  doli në përfundimin se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend për produktet që shiten apo ato që  hyjnë në vendin tonë. Rreth 1/3 e produkteve të hyra në Shqipëri nuk janë monitoruar, thuhet ne raport.

Ndër të tjera analizat e AKU janë kryer në laboratorë të paautorizuar akoma nga Ministri i Bujqësisë, i cili duhet të miratojë me urdhër listën e tyre. 

Tv Klan