CIPAArben Dashi, Drejtori aktual Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, i komanduar së fundmi në krye të Policisë së Tiranës, mund të marrë edhe zyrtarisht këtë detyrë.

I larguar me pretekstin e një specializimi, Kryepolici aktual i kryeqytetit Ardian Çipa, duke s enuk gëzon më besimin e drejtuesve të policisë dhe largimi i tij nga detyra është çështje ditësh.

Ngjarjet e rënda që kanë tronditur rendin dhe sigurinë e kryeqytetit, duket se kanë si shkak mosefiçencën dhe mungesën e nivelit të duhur professional nga ana e drejtuesit më të lartë të Policisë së Tiranës.

Duket se ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin, vrasja e bankierit Artan Santo dhe gjetja tërësisht e papërgatitur e pothuajse të gjitha strukturave të Policisë së Tiranës për të reaguar, kanë bërë që të merret edhe vendimi për zëvendësimin e zotit Çipa.

Për më tepër, ai nuk ka qenë që në fillin në krye të hetimeve për këtë ngjarje, detyrë që e ka bërë dhe po e bën Arben Dashi.

Një Oficer i njohur i policisë, ish drejtues i disa komisariateve të Tiranës si dhe drejtorive në rrethe.

Para disa vitesh, në kohën që zoti Dashi drejtonet një prej komisariateve më problematike të Tiranës, atë Numër 2, zoti Çipa ishte thjeshtë një Oficer Krimesh.

Ndaj dhe mungesa e eksperiencës së këtij të fundit, për drejtimin e hapësirave të mëdha, mund të jetë parë edhe si një ndër arsyet e dështimit të tij në krye të Policisë së Tiranës.

Zëvendësimi zyrtar i zotit Çipa me zotin Dashi, në Krye të Policisë së Tiranës, duket se do të jetë lëvizja e parë në nivelet e larta të Policisë së Shtetit, lëvizje që mund të pasohet edhe me të tjera, të para këto që pas ndryshimit të drejtuesve të policisë para dhjetë muajve.

Tv Klan