Plot 100 minuta argëtim, vallëzim, batuta dhe humor na shoqëruan në mbrëmjen e djeshme të “Dance With Me Albania” edicioni 4.

Një kolazh fantastik këngësh dhe kërcimesh hapi mbrëmjen me një super performancë nga i gjithë kasti pjesëmarrës.

Xheni dhe Benardi kërcyen të parët një quick step.

Emocione pa fund përcolli performanca e Notre Damme de Paris nga Aurela dhe Mehdiu.

Tango solli shumë të fuqishëm në skenë Xhensilën dhe Trimin.

Ana dhe Albi performuan në një kabare sensuale.

Rovena dhe Meritoni sollën një tjetër quick step plot emocion.

Surpriza e mbrëmjes ishte partnerja e re e Iljardit. Rudina Dembacaj iu bashkua kasitit të “Dance With Me” për një eksperiencë të paharrueshme.

Mbretërit e mbrëmjes u shpallën Aurela dhe Mehdiu!

Nuk munguan as batutat, vlerësimet dhe humori i dhuruar nga juria gjatë mbrëmjes live.

Vera Grabocka dhe Alketa Vjesiu, çdo të hënë, thyejnë rekordet e audiencës me super spektaklin e kërcimit “Dance With Me”!

Tv Klan