Nata e katërt e spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan nisi me homazhe në kujtim të kompozitorit brilant Aleksandër Lalo. Kjo mbrëmje ishte shumë e vështirë për moderatoren, Marina Vjollca, por dhe për të gjithë të pranishmit.

“Ç

do prezantues apo gazetar nëse do të ishte në vendim tim do i kishte shumë të vështirë. Janë emocione shumë të forta. Sot e zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhit Aleksandër Lalo. Sonte ai na mungon, por do të jetë prezent me të gjithë krijimtarinë tij. Sonte është një natë homazhi dhe i është dedikuar mjeshtrit Aleksandër Lalo. Mirënjohëse përjetë për të gjithë muzikën që ke lënë”,

tha mes lotësh moderatorja Marina.

Sonte ai do të jetë i pranishëm me muzikën, këngët e tij të bukura dhe trashëgiminë e tij artistike që ai la.

/tvklan.al