Spiro Leka është emëruar trajneri i skuadërs së basketbolli të Pesaro në Serie A italiane, duke u bërë i pari shqiptar që drejton në një nivel të tillë. Ish-basketbollisti, i cili luajti me Partizanin në vitet 80’ po bën hapin e madh në karrierën e tij.

Jam i shqetësuar, por jam edhe i nderuar për detyrën dhe jam gati të përpiqem deri në fund

”, tha 52-vjeçari për mediat italiane.

Pesaro është një situatë të vështirë, pasi po lufton për mbijetesën. Spiro Leka jeton prej 1992 në Itali ku ka stërvitur në liga më të ulëta dhe si ndihmës në Serie A dhe ambientin e në Pesaro e njeh mirë.

Leka ka edhe besimin e drejtuesve që e menduan si të duhurin për të zëvendësuar Piero Bucchi. Në kampionatin italian të basketbollit luajnë edhe shqiptarë, si Franko Bushati te Brescia në Serie A, apo Klaudio Ndoja te Bologna në Serie A2.