Kreu i qeverisë, Edi Rama shfrytëzoi inagurimin e

Spitalit Amerikan 3

, për të deklaruar se parteneriteti me  privatin në sistemin shëndetësor do të zgjerohet edhe më tej. Ai e konsideroi partneritetin publik privat një epokë të re, ku përparësi ka shërbimi ndaj pacientit.

Duke u ndalur në arritjet e deritanishme në Shëndetësi, Kryeministri pohoi se shumë shpejt spitalet publike do të kenë autonomi financiare.

E për të penguar largimin e mjekëve nga Shqipëria dhe plotësimin e nevojave të spitaleve rajonale me specialistë, Kryeministri premtoi paga të njëjta me ato të kolegeve të tyre jashtë vendit.

Tv Klan