spitali LushnjeNdërprerja e energjisë elektrike në spitalin e Lushnjes ka bërë që mjekët të dalin jashtë dhe të shijojnë rrezet e diellit. Por nuk ndodh e njëjta gjë me pacientët. Të cilët qëndrojnë në radhë përpara dyerve të mjekëve me shpresën se energjia do të rikthehet shpejt dhe mjekët do të vazhdojnë punën.

Ndërpreja e dritave në spitalin e Lushnjes, është një histori që përsëritet çdo ditë në orët e paradites, prej një jave. Kjo ka revoltuar pacientët të cilët janë detyruar të vijnë disa ditë resht dhe ende nuk kanë mundur të marrin shërbimin shëndetësor.

Kufizimet e energjisë elektrike nxjerrin jashtë funksionit disa prej shërbimeve siç është ai i ekos, grafisë, skanerit, laboratorit të analizave, kirurgjia dhe materniteti. Nisur nga kjo, drejtues të spitalit i kanë bërë një kërkese kompanisë CEZ për mosndërprerje të energjisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Gjatë ndërprerjes së energjisë  në spital, vihet në funksion gjeneratori i cili arrin të sigurojë vetëm ndriçimin për repartin e urgjencës.