Janë një prej çifteve më të famshëm në Turqi dhe si pasojë kanë marrë oferta nga më të çuditshmet, edhe për sponsorizimin e dasmës së tyre.

Por, aktori Burak Ozçivit dhe e fejuara e tij, Fahriye Evcen, ua kanë mbyllur derën të gjithë sponsoreve të interesuar.

“Dasmën do ta bëjmë vetë, nuk duam sponsor”, tha Ozçivit, i njohur në Shqipëri si Bali Beu i “Sulejmanit të Madhërishëm” apo si Kemali i serialit “Dashuri e pafund”. Ai foli për gazetarët nga “Arnavutkoy” (Fshati Shqiptar) në Stamboll ku ishte për darkë me të fejuarën dhe kolegun në serial Ugur Aslan.

Ata po përgatiten për dasmën e cila do të zhvillohet në muajin qershor. Data e saktë dhe vendi nuk janë bërë të ditur ende.

“HaberTurk” tha se çifti i famshëm ka marrë oferta edhe nga Dubai për ta organizuar dasmën atje, oferta të refuzuara pasi ata kanë vendosur që ditën më të bukur të jetës ta kalojnë në Stamboll.

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen u dashuruan vite më parë gjatë xhirimeve të serialit “Calikusu”, ndërsa në muajin mars u fejuan me një ceremoni familjare në Gjermani, ku edhe jeton familja e aktores./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”161″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]