E mbani mend festimin e Bebetos pas golit ndaj Holandës në Botërorin e Amerikës. Ia dedikoi djalit të tij, Mattheus, që kishte dy ditë që kishte lindur.

Mattheus Oliveira, u bë futbollist dhe sot ka firmosur një kontratë me Sportingun e Lizbonës. Në njoftimin zyrtar të klubit shkruhet se transferta është bërë në mënyrë përfundimtare. Kontrata e firmosur është e vlefshme deri në 2020. Në klubin portugez Matheus Oliveira do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

Sportingu madje që tani ka vendosur edhe çmimin për shitjen e tij, plot 60 milionë euro.

Për lojtarin interesohej edhe Benfica.

Mattheus Oliveira e nisi karrierën e tij futbollistike me të rinjtë e Flamengos. Dy sezone më parë luajti si i huazuar me Estoril. Si mesfushor sulmues, dhe ende 23 – vjeç ai shihet një lojtar me të ardhme.

Tv Klan