Komuniteti i Peshëngritësve duket se mezi ka pritur dorëheqjen e presidentit të Federatës, Elez Gjoza. Vendimi për drejtimin e përkohshëm të këtij organizmi nga Gudar Beqiraj, nuk pranohet nga peshëngritësit dhe trajnerët e tyre të cilët kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Edhe trajnerët e Peshëngritjes janë kundër drejtimit të Ferderatës përkohësisht nga Beqiraj, të cilin e konsiderojnë të paaftë për këtë pozicion. Peshëngritja është në prag të organizimit të kampionatit europian për të rinj që do të zhvillohet në muajin Mars.

Tv Klan