Bashkim Mekolli nuk ka shfaqur pendesë për vrasjen makabër të kryer një ditë më parë.

Vrasësi i bashkëshortes së tij 49 – vjeçare, para hetuesve mësohet të ketë thënë se e vrau Demirkë Mekollin nga xhelozia.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës në Blacë të Pogradecit.

49 – vjeçari e goditi bashkëshorten e tij, me të cilën kishte 18 vjet i martuar, me sqepar e thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes së rëndë, babai i tij Nexhet Mekolli për mediat deklaroi se i biri vuante nga depresioni dhe se për këtë merrte ilaçe. Ai kishte ardhur në Tiranë për t’u shtruar, por mungesa e një karte shëndeti dhe sigurimeve shoqërore, kishte bërë që të kthehej mbrapsht vetëm me ilaçe.

Këtë të hënë, ekspertiza mjeko-ligjore konkludoi se viktima është goditur disa herë me sqepar në kokë. Policia e klasifikoi vrasjen krim në familje dhe bëri kalimin e dosjes te Krimet e Rënda./tvklan.al

Demirkë Mekolli, viktima