Stacioni hapësinor kinez ka dalë jashtë kontrollit dhe pritet që të përplaset me Tokën.

Tiangong-1, i cili peshon rreth 8.5 ton, u lëshua në vitin 2011 dhe u përshkrua si “simbol politik” për Kinën, si pjesë e një plani për ta kthyer atë në një superfuqi në hapësirë.

Në vitin 2016, pas shumë muajsh spekulimesh, zyrtarët kineze konfirmuan se kishin humbur kontrollin e stacionit hapësinor dhe që do të përplasej me Tokën në vitin 2017 ose 2018. Që atëherë agjencia hapësinore kineze ka njoftuar se Tiangong-1 mund të përplaset mes tetorit të 2017-s dhe prillit të 2018-s.

Gjatë gjithë kësaj kohe stacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme. Madje sipas mediave, në javët e fundit është futur në atmosferën e Tokës dhe ka filluar të  bjerë më shpejt.

Megjithatë, është shumë e vështirë për ta parashikuar vendin se ku do të rrëzohet. Një ndryshim i vogël i motit mund ta çojë atë nga një kontinent në një tjetër.

Shumë nga mbetjet e stacionit do të digjen gjatë rrugës që do të kalojë stacioni në atmosferë, por disa copëra të mëdha që peshojnë deri në 100 kg do të arrijnë të bien.

Edhe në të kaluarën ka pasur raste që kanë rënë mbetje hapësinore ngjitur me njerëzit, që sipas raportimeve ka çuar deri në plagosjen e tyre.

/tvklan.al