Janë ngjitur në Superligë si fitueset e grupeve A dhe B në Kategorinë e Parë të futbollit, por si Kamza ashtu edhe Lushnja nuk do të lejohen të zhvillojnë ndeshjet, nëse më parë nuk rikonstruktohen stadiumet përkatëse. Sektori i licensimeve në Federatën e Futbollit ka kërkuar nga bashkitë e këtyre qyteteve të marrin masa për impiantet ku do të luhen ndeshjet.

Nga ana e saj, FSHF ka marrë përsipër rikonstruktimin e fushave të këtyre stadiumeve, ndërsa i ka lënë afat bashkive deri në mes të Korrikut që të përfundojnë rikonstruktimin e stadiumeve.

Sipas Gjinit, problemet financiare të Vllaznisë dhe Flamurtarit bënë që këto klube të braktisnin kërkesën për licensën e pjesëmarrjes në garat europiane nëse do të kualifikoheshin në Superligë.

Ndërsa Kukësi dhe Partizani, kanë lidhur kontrata me “Elbasan Arena” për të zhvilluar ndeshjet në kualifikueset për Champions dhe Europa League në këtë impiant.

Tv Klan