Do të jetë një nga stadiumet më të bukur të Europës. Wanda Metropolitano është emri që do të mbajë impianti i Altetico Madrid. Arkitektët kanë menduar ti shërbejnë publiku në të gjithë ambientet e stadiumit, që nga shkallët, në ambientet e brendshme, në dhomat e zhveshjeve, madje edhe në fasadën e stadiumit është parashikuar një spektakël nga ana audiovizive.

Pak ditë më parë klubi i Atleticos firmosi një marrëveshje me kompaninë LG, si një prej sponsorave e cila do të pajisë stadiumin me 905 monitorë më format të madh si dhe një ekran led Wall 360 gradë në mbulesën e stadiumit. Në total 750 metra katrorë panele led do të instalohen pas pak ditësh.

Një tjetër ekran gjigand led Wall me përmasa 24×6 metra do të vendoset në fasadën kryesore të stadiumit. Të gjithë këto ekrane do të transmetojnë në mënyrë të ndarë mesazhe të ndryshme për të gjithë tifozët e pranishëm. Platformat audiovizive nuk janë parashikuar vetëm për reklama.

Teknologjia që do të përdoret do ta rendisë Wanda metropolitano ndër stadiumet më të bukur që janë rinovuar  siç janë Stamford Bridge, stadiumi i Manchester City, Wimbledon apo cirkuiti i  Daytona.

Të gjitha këto do të realizohen me financimin e 240 milionë eurove.

Tv Klan