“Your Face Sounds Familiar”, patentë e gjigantit Endemol hapi siparin mbrëmjen e djeshme.

Shtatë konkurentët e përzgjedhur performuan të transformuar si këngëtarë të njohur të skenës mbarëbotërore.

Disa nga performancat më të spikatura të mbrëmjes ishin Era Rusi si murgesha gazmore, Kastro Zizo si Conchita apo Anxhela Peristeri si Albërie Hadërgjonaj.

Triumfues i natës së parë u shpall Besniku, solisti i NRG Band imitoi këngëtarin Prince me këngën e tij të famshme Kiss.

Nuk mund të mungonin as performancat përshëndetëse nga dy këngëtaret e jurisë: Bojken erdhi si David Bowie ndërsa Bleona si Shania Twain.

Ndërsa anëtari i tretë, Arian Çani, nuk mund të imitonte askënd tjetër përveç vetes së tij.

Ky spektakël që ka si synim argëtimin e publikut, ja arriti qëllimit këtë mbrëmje të parë.

Kjo jo vetëm falë audiencës së lartë, por edhe reagimeve në rrjetet sociale.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu premtojnë surpriza pafund, ndaj çdo të hënë mos u largoni nga Televizioni Klan, sepse ky është vetëm fillimi.

Tv Klan