Nard Ndoka dhe Greta Koçi kanë rrëmbyer kupën në natën e parë të sezonit të tretë të “Dance With Me”.  Me votat e publikut ata u shpallën fituesit e mbrëmjes.

9

Programi mjaft i dashur për publikun shqiptar u rikthye këtë të hënë me plot surpriza në Televizionin Klan, nën moderimin e Alketa Vejsiut.

12 personazhet e jetës publike u ngjitën në skenë, për të konkurruar mes njëri – tjetrit, jo me profesionin e tyre, por në gjininë e vallëzimit, atë profesionist.

2

Në skenën e “Dance With Me” prezantuan aftësitë e tyre në vallëzim, nën koreografitë e Albi Nakos, personazhe të teatrit, muzikës, spektaklit, por edhe politikbërës e shef kuzhine.

Çifti i parë që ka hapur mbrëmjen duke garuar me performancën e tyre të mrekullueshme kanë qenë Renato dhe Laura.

Jessy dhe Dj Vicky kanë sjellë performancën e dytë e  cila është mirëpritur nga juria dhe publiku në sallë.

3

Fjolla Morina dhe Xum Allushi janë çifti që ka spikatur këtë mbrëmje, ku nuk kanë munguar batutat spontane që karakterizojnë Xumin.

4

Një performancë të mrekullueshme nën tingujt e “Pillowtalk” të Zayn Malik kanë sjellë Bora dhe Albani, duke e lënë pa fjalë jurinë.

5

Arnita dhe Besi kanë shkëlqyer me një Paso Doble. 

“Besi ishte misi dhe Arnita Kurora,”

kështu e ka komentuar Albi Nako, koreografinë e tyre të realizuar mjaft mirë.

7

Nard Ndoka vjen në ekranin e Televizionit Klan, jo si politikan por tashmë si një balerin ‘profesionist.’

Nën koreografinë e Albi Nakos, politikani ka treguar se di të bëjë më tepër se sa vetëm politikë, di edhe të vallëzojë më së miri.

I shoqëruar nga partnerja e tij në garë Greta Koçi, ata kanë ardhur me një kërcim në tingujt e “L’emocione non ha voce”, të Adriano Celentano duke i kaluar pritshmëritë e jurisë.

99

Surprizë e kësaj nate ka qenë gjithashtu balerina me famë ndërkombëtare Klaudja Pepa, e cila e ka ndezur skenën e “Dance With Me”.

kl

Plot sharm dhe stil Klaudja ka rrëmbyer zemrat e të gjithë të pranishmëve në sallë të cilët nuk i kanë kursyer duartrokitjet, por mbi të gjitha me performancën spektakolare ajo rrëmbeu edhe zemrën e bashkëshortit Albi Nako i cili nuk ka rezistuar pa i dhuruar një puthje.

kla

Gjykimin e konkurrenteve , produksioni i Vera Grabockës ia besoi sërish treshes, Valbona Selimllarit, Albi Nakos dhe Robert Aliajt të cilët dhanë edhe vlerësimin e tyre për konkurrentët me anë të pikëve./klan.al