Rikthehet në Televizionin Klan pas një viti mungesë emisioni i pasdites, nën drejtimin e moderatores Rudina Magjistari, një prej figurave më të dashura të ekranit.

Por ndryshe nga një vit më parë, ky program që ka nisur sot në orën 17:00 është rikthyer me mjaft risi. Ai vjen nën emrin “Rudina” , me një studio shumë dimensionale, të përbërë me tre ambiente superluksoze dhe një sallon gjigant, një bibliotekë shumë elegante dhe më një kënd të menduar për temat utilitare.

Mjaft në formë dhe e kuruar deri në detaj, vetë Magjistari si e “zonja e shtëpisë” ka prezantuar “shtëpinë e re” të programit “Rudina”. Të ftuar specialë dhe personazhe të njohur të ekranit do të rrëfehen në programin më të ri në rubrika të ndryshme.

Të parët për këtë sezon kanë qenë miq të programit si Leonard Solis, Grida Duma, Rezarta Skifteri , Albert Dumani, Orjola Pampuri dhe Era Rusi./tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/GFB52438dlk