Your Face Sounds Familiar,

patentë e gjigandit “Endemol”, hapi siparin për së dyti herë, mbrëmjen e djeshme në Televizionin Klan.

Gjashtë konkurentë të përzgjedhur performuan në petkun e këngëtarëve të skenave botërore. Të mrekullueshëm zbritën në skenë, Herion Mustafarai si Elvis Presly, Valon Shehu si Luis Amstrong, Arinda Gjoni si Beyonce.

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu kanë kuruar çdo gjë në detaje. Nga skenografia e deri tek paneli i jurisë.

E hëna tashmë do të jetë zgjedhja më e mirë për të kaluar një mbrëmje nën shoqërinë e muzikës, transformimeve dhe humorit. Fiton kupën e natës së parë Flaka Krelani, në interpretimin e Fredie Mercury.

Shikueshmëria në maksimum për të ndjekur një tjetër sukses të atyre të dinë të thyejnë rekorde e të vijnë me klas në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. Ndaj mos harroni, të hënën takohemi në Klan me

Your Face Sounds Familiar

Tv Klan