STEFANO LANOËshtë Stefan Lano, dirigjenti i njohur i skenave klasike botërore që vjen për herë të parë në vendlindjen e prindërve të tij. Artisti me origjinë shqiptare, nga Korça përmbush kështu një amanet, për të dirigjuar në vendin e të parëve.

I lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i diplomuar për kompozim dhe filozofi, ish-pianist në Teatrin e Operas së Vjenës.

Shije të mirë, të cilën e gjen edhe në gatimet tradicionale.

Prej dy vitesh dirigjent i orkestrës së Uruguajt, vlerësuar maksimalisht për cilësinë e shfaqjeve, me një cv të pasur muzikore në skenat e njohura të Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Azisë, Stefan Lano do të sjellë për bashkëkombasit e prindërve të tij,  “Romantikën” simfonia e katërt  e Anton Bruckner.

Premton se pas premierës sonte dhe nesër në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, do të rikthehet në Shqipëri, për të mësuar përveç fjalëve “kokë dru” dhe “të rëntë pika” më shumë shqip.

Tv Klan