Stuhia e Dëborës “Stella” ka paralizuar sot brigjet veri-lindore të SHBA-ve, duke shkaktuar mbylljen e shkollave, anulimin e fluturimeve nga Uashingtoni në Boston.

Teksa në njërën anë stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha, në anën tjetër ka krijuar pamje pothuajse surreale me dëborë në një kohë që kanë çelur lulet e shumë pemëve.  Stuhia vjen vetëm një javë para nisjes zyrtare të Pranverës.

 “Time” sjell fotot që tregojnë se si ka ndikuar në jetën e amerikanëve stuhia, nga terminalet bosh të aeroportit të Bostonit tek “fusha e golfit” me dëborë në Times Square./tvklan.al