Teksa pak ditë më parë autobusi i Borussia Dortmund u godit me tre bomba, masat e sigurisë u shtuan për ndeshjet e futbollit por duket se ky anëtar i stafit të sigurisë së stadiumit White Hart Lane të Tottenham Hotspur, nuk ka dëgjuar gjë. Atij i mjafton të lëvizë mekanikisht duart në formë kontrolli por duket qartë se as nuk i prek tifozët që futen në stadium për ndeshjen me Bournmouth.

Me shumë mundësi ky steward është në prag pensioni.

Në tetor të vitit të shkuar pati një përplasje në derbin West Ham – Chelsea dhe 200 tifozë u dënuan me ndalim hyrje në stadium nga 1 sezon deri në gjithë jetën.

Që prej viteve 70-80 kohë kur huliganët shkaktonin trazira në qytetet angleze, masat e sigurisë në stadiume janë rritur së tepërmi, dhe rastet e përplasjeve fizike të tifozëve në këto impiante janë shumë të rralla.

Tv Klan