SEZONI

Studimet kanë zbuluar se humori dhe personaliteti juaj influencohet nga dita në të cilën ju keni lindur.

Një ekip shkencëtarësh në një universitet në Hungari kanë zbuluar se periudha në të cilën dikush ka lindur ndikon në formimin e personalitetit të tij por edhe në ç’rregullimet e humorit.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit arrijnë të kenë temperamente të ngjashme me njerëz të lindur në të njëjtin sezon.

Në këtë studim u përfshinë një grup i madh njerëzish të grupmoshave të ndryshme.

Rezulatet treguan se ata të cilët kanë lindur në verë kanë luhatje të shpeshta humori, më shumë sesa ata që kanë lindur në dimër.

Personat e lindur në pranverë dhe verë, karakterizohen nga temperamente të pa qëndrueshme dhe me luhatje humori.

Përsa i përket të lindurve në vjeshtë, temperamentet e tyre kanë më pak të ngjarë të bien në depresion sesa të lindurit në dimër.

Ndërsa të lindurit në dimër kanë më pak të ngjarë të kenë temperament nevrik sesa të lindurit në sezone të tjera.

tvklan.al