Një stjuardesë e kompanisë ajrore “Virgin Atlantic” është detyruar të largohet nga puna pasi kishte bërë komplimente publike për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Charlotte Whittingham 25 vjeç nga Britania e Madhe, i kishte shërbyer Rita Orës gjatë fluturimit në klasin e parë nga Londra në Los Angeles, SHBA. 25-vjeçarja ishte emocionuar dhe i kishte thënë të dashurës së saj Stacey McClean se Rita Ora ishte si një pikturë dhe se ishte me fat që i kishte shërbyer këngëtares shqiptare.

Më pas, Stacey e kishte postuar në Facebook faktin se e dashura e saj kishte takuar këngëtaren e famshme.

Dy javë më vonë, shefat e kompanisë ajrore i thanë stjuardesës se duhet të jepte dorëheqjen ose të përballej me procedurat disiplinore që kishte folur në Facebook për një udhëtare të klasit të parë, shkruan “The Sun”.

“Kam qenë gjithmonë e përgjegjshme për të mos përmendur kompaninë Virgin. Kur e dashura ime bëri një status se sa me fat isha që ndodhesha në fluturim me Rita Orën, thjesht komentova se sa e bukur është ajo. Kompaninë Virgin nuk e përmenda. Unë thjesht shkruajta se ajo dukej si një pikturë, ajo ishte kaq e bukur, sepse ishte shumë e përsosur”,

thotë 25-vjeçarja Charlotte Whittingham.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha për “Daily Mail” se respektojnë privatësinë e punonjësve dhe të klientëve të tyre, prandaj nuk mund të komentojnë asnjë situatë specifike.

/tvklan.al