“Serbia është vend i pavarur dhe sovran”.

Kështu ka nisur të flasë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ku ka thënë se respektojnë qëndrimin e Serbisë që nuk dëshiron anëtarësim në NATO, shkruan Tanjug.

“Kjo nuk është pengesë për forcimin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Stoltenberg në Bruksel.

“Ne nuk po flasim për anëtarësimin e Serbisë në NATO. Ata e kanë bërë të qartë që nuk e duan anëtarësimin dhe NATO e respekton këtë”

, ka shtuar ai./Klan Kosova.