Ksamili nën ujë-plehrat në sipërfaqje!

Shirat e parë të vjeshtës sollën përmbytjen e shumë rrugëve në shumë qytete. Një nga qytetet, që e “pësoi” ishte dhe Ksamili. Në një situatë të tillë pusetat në vend të thithin ujin, janë shndërruar në shatrivanë, që nxjerrin ujë. Një video e plehrave dhe një makinë me një lavatest mbi të, plotësojnë kuadrin e situatave tona absurde.