Veliaj, ky hero i kohës sonë, në rrezik dokumentet e ISSH në Farkë.

Kryebashkiaku Veliaj po ofron cdo ditë pamje të heroizimit të tij, në të mirë të qytetit dhe komunitetit. Në fundjavë ai ishte në urën e Bastarit, pavarësisht shiut dhe rrebeshit, duke na sjellë në kujtesë personazhet e realizmit socialist.Arkiva e ISH-së, që ndodhet në Farkë është përmbytur dy herë, duke rrezikuar sigurinë e dokumentave të rëndësishëm. Drejtori Oliver Ropi thotë, se ka përfunduar projekti për institucionin, por pritet lëvrimi i fondit…

Skandali, shkarkohet për mungesë të shkollës së mesme dhe emërohet drejtor burgu në Sarandë.

Artur Hyska është shkarkuar në vitin 2006 nga detyra si punonjës në grupin e gatshëm në policinë e Vlorës. Si shkak për largimin e tij nga detyra, ishte mungesa e diplomës së shkollës së mesme.Por në vitin 2015 Hyska emërohet drejtor burgu në Sarandë.”Stop” ka siguruar edhe dëftesat e shkollës së mesme të Artur Hyskës, i cili pretendon, se e ka bërë gjimnazin natën. Për këtë rast i drejtohemi me dokumenta edhe drejtorisë së përgjithshmë të burgjeve në vend.

Kronikë e zgjeruar:

Artur Hyska është shkarkuar në vitin 2006 nga detyra, si punonjës i grupit të gatshëm në Policinë e Vlorës. Shkak për largimin e tij nga detyra ishte mungesa e diplomës së shkollës së mesme. Por në vitin 2015, Hyska emërohet Drejtor në IEPV -në Sarandë. “STOP” ka siguruar edhe dëftesat e shkollës së mesme të Artur Hyskës, i cili pretendon se e ka bërë gjimnazin natën.

Duke iu referuar një shkrese zyrtare mbërritur nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku i propozohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Vlorë se, asistenti Artur Shkëlqim Hyska, me detyrë “Grup Gadishmërie” në Repartin e Policisë së Rendit, në Komisariatin e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, i propozohet Këshillit Rajonal Emërues 

të përjashtohet nga Policia e Shtetit, me motivacionin “Pranuar në kundërshtim me kriteret” (pa arsim të mesëm). Nga konfirmimi zyrtar i ardhur nga Zyra Arsimore Skrapar me shkresën Nr. 93/2 datë 10.05.2006, zoti Artur Hyska rezulton pa mbaruar arsimin e mesëm.

Menjëherë pas këtij propozimi vjen urdhëri i cili thotë se:

Asistenti Artur Shkëlqim Hyska, me detyrë “Grup Gadishmërie” në Repartin e Policisë së Rendit, në Komisariatin 

e Policisë Sarandë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, të përjashtohet nga Policia me motivacionin “Pranuar në kundërshtim me kriteret” (pa arsim të mesëm).

Në vitin 2015, Artur Hyska, duke iu referuar dokumenteve zyrtare, që nuk e ka arsimin e mesëm, emërohet si drejtor në IEPV – në Sarandë.

Gazetari i “STOP”, i është drejtuar me dokumente, Drejtorisë së Përgjithshmë të Burgjeve, për të marrë informacion nëse Artur Hyska e ka arsimin e mesëm apo jo.

Zoti Hyska, në vitet 88 – 95 ka kryer shkollën e mesme tek “Muhamet Kondi” në qytetin e Poliçanit dhe kjo vërtetohet nga Arkivi Shtetëror Vendor i Beratit me numër Amze, fletën dhe volumin. Më pas ju kemi vënë në dispozicion Diplomën Universitare Bachelor të zotit Hyska dhe po nga ana e Arkivit Vendor të Beratit na ka ardhur dhe një kopje e dëftesës së atij viti”. 

Emisioni “STOP” ka një dokument të vitit 2006 nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ku urdhëron që zotëria në fjalë të përjashtohet nga Policia, pasi nuk ka mbaruar arsimin e mesëm. 

“Për këtë dokument që ju na paraqitët nuk jemi në dijeni. Na e vini në dispozicion këtë dokument dhe sigurisht që në moment do të fillojë verifikimi, në radhë të parë i këtij dokumenti, në radhë të dytë i dokumenteve të tjera që neve na kanë ardhur nga IEVP Sarandë dhe nga Arkivi Qendror Vendor i Beratit. Në momentin që do të kemi një konkluzion, nëse është gabim dokumenti që na paraqisni ju apo dokumentet e Arkivit të Beratit do të merrni një përgjigje me masën përkatëse, nëse do të ketë shkelje apo jo.”

Elio Laze, këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve na jep këtë përgjigje:

“Nga dokumenti që ju na keni dërguar për shkarkimin nga puna për arsye se nuk ka arsimin e mesëm, zoti Hyska ka dhënë sqarimin përkatës, i cili është se gjatë vitit 1997 Komisariati i Sarandës, aty ku kanë qenë dosjet personale të punonjësve është djegur, përfshirë edhe këto dosje. Në vitin 2006, zoti Artur Hysko sëbashku me efektivë të tjerë nga Policia e Sarandës janë larguar nga Policia e Shtetit me motivacionin se nuk gjenden dosjet e shkollës së mesme. 

Në dy dokumentet që kemi vënë në dispozicion, pra propozimi dhe më pas urdhëri thuhet pikërisht se: “

Pas verifikimeve nga Zyra Arsimore e Skraparit na rezulton që zoti Hyska nuk ka arsimin e mesëm. Ju i keni verifikuar këto dy dokumentacione?

“Ne jemi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ajo për të cilën ne përgjigjemi është vërtetësia e dokumenteve, që neve na paraqitet nga punonjësit tanë në IEVP, qoftë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme. Ajo që ne na ka rezultuar, zoti Artur Hysko e disponon arsimin e mesëm dhe kjo vërtetohet nga dokumentet e Arkivit Qendror Vendor të Beratit”. 

Gafurrja dhe zhburrërimi i kryeinfermierit të poliklinikës Vlorë me grupin e xhirimit.

“Stop” udhëton drejt Vlorës, në poliklinikën e këtij qyteti, pas informacioneve, se mamografia nuk punon prej një viti.Kjo gjë pohohet edhe nga autoritetet e spitalit të Vlorës, të cilët thonë, se defekti kushton pothuaj sa 1/3 e aparaturës.Në këto kushte, kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për një aparaturë të re. Por stafi i emisionit “Stop” përballet me një surprizë të pakëndshme, ndërsa xhironte ambientet e poliklinikës. Kryeinfermieri dhunon verbalisht gazeatren dhe kameramanin, derisa këta të fundit detyrohen të thërrasin policinë e të bëjnë denoncim.

Kronikë më e zgjeruar:

Grupi i xhirimit të “STOP” udhëton drejt Vlorës, në Poliklinikën e këtij qyteti, pas informacioneve se mamografia nuk punon prej një viti. Kjo gjë pohohet edhe nga autoritetet e Spitalit të Vlorës, të cilët thonë se defekti kushton pothuaj sa 1/3 e aparaturës. Në këto kushte, kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për një aparaturë të re.

Por stafi i emisionit “STOP” përballet me një surprizë të pakëndshme, ndërsa xhironte ambientet e Poliklinikës. Kryeinfermieri dhunon verbalisht gazetaren dhe kameramanin, derisa këta të fundit detyrohen të thërrasin policinë e të bëjnë denoncim për këtë ngjarje të shëmtuar.

Kryeinfermieri:

 Derisa keni ardhur këtu, duhet të veni në spital të merrni leje. Nuk mund të filmoni kështu.

 

O motra! Unë e di ça është…

Jo me kobure me vete.

Mbylle njëherë!

O, çuni! Mbylle po të them! Ore, mbylle dhe njëherë! Unë po të them mbylle, ti po më tregon mua… Ça jam unë? Mos të dukem gjë me brekë të shkurtra unë ty? S’e le unë vendin e punës për ty. Ore, shejtan. Mbylle një herë, po të them! Mbylle! Mos na bëni tërr-tërr-tërr! Unë po të them mbylle, ti më tregon mua policinë. Të dhj…fsha mu në polici. Kur të them mbylle, mbylle njëherë! Mbylle njëherë, se do vish nesër dhe do më thuash, më fal!

Mund ta mbyllësh içik?!

O zonjë! O shoqe, ça je! Kur të them unë mbylle, mbylle! Unë po të them mbylle! Po të them mbylle! Mbylle, se do të gjej unë, pastaj! Unë kaq di të them. Ok? Meqenëse është vajzë, merrem me djem.