“Vende dhe popuj” nga Shqipëria

Një video e pazakontë me protagonist një kalë në qytetin e Elbasanit. Situata kaotike dhe aspak higjenike e tregtimit të produkteve në Shkodër.Në Kamëz rradhët e gjata që krijohen për të marrë ndihmën ekonomike, të kthejnë pas në kohën e para viteve 90.Një makinë policie “është katandisur” në pikën, kur duhet të tërhiqet. Edhe pse i rikonstruktuar, burgu 313 në Tiranë duket sërish i plasaritur.

 

Kopshti privat në Sauk, prindërit paguajnë, që t’u dhunohet fëmija 3-vjecar

Një prind i drejtohet emisionit “Stop” me dyshimin dhe denoncimin, se fëmija i tij vetëm 3-vjecar dhunohet fizikisht në kopsht. Gazetarët e programit investigojnë mbi rastin dhe sjellin videon e dhimbshme të keqtrajtimit të të miturit. Ngjarja ndodh në një kopsht privat në Sauk, ku prindërit paguajnë pët të marrë mbrapsht sjelljen barabare mbi fëmijët e tyre.

 

 

Rreziku nga qentë- 10 vjet burg për të zotët që shkelin ligjin.

Dy ditë më parë “Stop” trajtoi problematikën e rrezikut që na vjen nga qentë endacakë dhe ata pa maskë. Tashmë një projekt-ligj i ri, që pritet të miratohet brenda shtatorit parashikon sanksione për të zotët e qenve që nuk respektojnë ligjin.Drejtori i veterinarisë Edi Fero shpjegon,se drafti parashikon deri në 10 vjet burg për qytetarët që mbajnë qen të rracave të rrezikshme.