Dita e verës mes qytetarëve dhe komedisë së politikanëve…

Dita e verës u festua në të gjitha qytetet në Shqipëri. Në Tiranë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj mes batutash, përuruan rikonstruksionin e Pazarit të Ri. Shumë njerëz dolën nëpër rrugë e sheshe, për t’ju gëzuar ardhjes së pranverës. Edhe në Elbasan, kryeqytetin e kësaj feste, nuk munguan momentet kulmore dhe simbolet e ditës, verorja dhe ballokumja.

Kalvari i kompanisë italiane, që tentoi të bëjë biznes në Shqipëri.

Kompania italiane ABK, nisi aktivitetin në Shqipëri në fushën e qeramikës, në bashkëpunim me një sipërmarrës shqiptar. Presidenti i saj Aldo Zanibani, tregon se mori ambiente me qira nga Ilirjan Beqaraj. Por më pas konstatoi, se objekti kishte 6 milionë lekë të vjetra energji të papaguar. Mosmarrëveshjet për këtë problem, i cua palët në gjykatë, por gjykata “nuk e gjeti kurrë” adresën e kompanisë, për ta njoftuar për përballjen gjyqësore…?!

Emocioni i djeshëm dhe devocioni i kahershëm i Ogerta Manastirliut…?!

Një ditë më parë kryeministri Rama prezantoi emrat e 4 ministrave të rinj, mes të cilëve, spikati kreu i ri i shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Vetë drejtoresha aktuale e QSUT-së shfaqi emocione, ndërsa fliste para shefit të qeverisë. “Stop” shfaq sot videon e rrallë të vitit 2000, kur Edi Rama fitoi për herë të parë garën për bashkinë e Tiranës. Ogerta atëherë adoleshente e suprizoi Ramën me një dhuratë, gjatë një debati televiziv…