Urë Vajgurore, banori zapton rrugën, “Stop” zgjidh problemin.

Fatos Serdari, banor i Urës Vajgurore ankohet në “Stop”, se rrugën e shtëpisë ia ka zënë pa të drejtë Riza Hajdari, një tjetër banor i zonës. Me vendim gjyqësor ka fituar të drejtën e hapjes së rrugës, por Rizai e zë prapë atë, me pretendimin, se është toka e tij. Vetë banorët, që kanë pretendim mbi tokën,ngrenë zërin, duke pranuar të hapin rrugën. Fatime Plaku, drejtore e zyrës bujqësore në bashki, thotë, se ky është një shqetësim i përsëritur dhe për hapjen e rrugës, është njoftuar edhe policia bashkiake dhe titullari Isi Shehu.Ky i fundit premton se do ta zgjidhë situatën brenda shtatorit dhe me këmbënguljen e “Stop”, rruga kthehet sërish në funskion.

Spitali i Korcës dhe ai i Traumës ping-pong me 17 vjecarin e aksidentuar.

Daniel Rrapi, një i ri nga Korca denoncon në “Stop” fatkeqësinë, që i ka ndodhur, për shkak të një aksidenti dhe sorrollatjet në spitalin e Korcës. Në muajin qershor të këtij viti është përplasur me motorr e qysh atëherë është endur, sa në një spital në tjetrin. 3 javët e para e ndoqi Vangjush Kostandini, mjek në Korcë. Më pas ai i tha, se ishte për Tiranë. Por në Spitalin e Traumës në Tiranë e kthyen sërish në Korcë, te mjeku që e ka ndjekur. Në Korcë e cuan në fizioterapi, por asnjë shërim për Danielin. Tani nuk di ku të shkojë e kërkon vetëm, të kurohet nga mjeku, që e ka ndjekur.Pas ndërhyrjes së “Stop” tek drejtoresha e spitalit, Edlira Bode, Danieli do të mjekohet sërish në këtë spital.

Solidaritet për të pamundurit, “Stop” feston ditëlindjen e 1-vjecarit.

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e trishtë të familjes Gjepali. Kryfamiljarja Meleqe Gjepali ndodhej e shtuar në Spital në Tiranë, ndërsa fëmijët e saj, të mitur e pa mundësi ekonomike.Shumë qytetarë kanë sjellë sërish ndihma për familjen Gjepali, nga ushqimet e veshmbathjet e deri te të hollat.Më pas “Stop” i feston 1 –vjetorin Leandro Sotajt, pasi e ëma, Rozeta, banuese në Cezmë Ferraj të Durrësit i ishte drejtuar emisionit “Stop” për shkak të pamundësisë ekonomike, për të gëzuar të voglin e saj.