Sihariqi i AKU-së për mishin e Brazilit-Si parkojnë të zgjedhurit?!

AKU edhe njëherë dha një sihariq për të gjithë qytetarët. Alarmi i Europës për mishin e kalbur brazilian është i kotë. Në Shqipëri cilësia e produkteve shtazore nga Brazili është e sigurtë dhe e garantuar nga laboratorët e AKU-së.”Stop” ka bërë një vëzhgim në zonën pranë parlamentit, aty ku cdo të enjte të zgjedhurit tanë parkojnë, ku të munden duke mos pyetur për rregullat e qarkullimit. Në fund të pjesës së parë tregohet në studio anekdoda e fundit për Rilindjen e socialistëve.

E rrallë në Elbasan, qytetari prej 6 vjetësh pa kartë identiteti.

Albert Meta, një qytetar nga Elbasani, ankohet në “Stop”, se prej 6 vjetësh është pa kartë identiteti. Alberti tregon, se mësoi për bllokimin e identitetit, ndërsa interesohej për punë dhe i duhej dokumentacioni. Nga verifikimet rezultoi, se një tjetër person Ylli Kusi, kishte falsifikuar të gjitha të dhënat e tij dhe cështja u zgjidh në gjykatë. Pas kësaj percipecie, vetëm ndërhyrja e emisionit “Stop” bëri, që Albert Meta të merrte një përgjigje për kartën e re të identitetit dhe të aplikontë për këtë dokument.

Apel për një strehë dhe oksigjen për jetën në “Stop”.

Ajtanka Lubonja bën apel për një shtëpi. Ajo tregon historinë e saj të dhimbshme, megjithë statusin si e ish-e përndjekur politike. Ajtanka thotë, se ka punuar 40 vjet, por jeton në konviktet e Qytetit Studenti.Me pensionin që merr nuk arrin të mbajë të paguajë faturat e dritave apo ilacet. Një tjetër apel vjen nga 83-vjecarja Dituri Merxho, e cila kërkon një bombul oksigjeni për të birin 60-vjecar, Kamber Merxho.Ky i fundit vuan nga një sëmundje e mushkërive dhe bën thirrjë, që nëse vdes për mungesë oksigjeni, të paktën organet t’i jepen për dhurim.