STOP – EMISIONI 160 (SEZONI 2)

Emision: 13.04.2017

Lojë kungulleshkash me shanset e koalicionit të majtë/ dorëzo armët.
Në mes të muajit mars kryeministri Rama tha, se shanset për koalicion parazgjedhor me LSI-në janë 10. Por të njëjtës pyetje, ditën e djeshme Rama iu përgjigj, se kish nxjerrë dy duar dhe secili numëron, sa do…Pak ditë më parë ministria e brendshme prezantoi spotin për dorëzimin vullnetar të armëve.Por rasti i transmetuar në emisionin “Stop” të pak ditëve të parë, tregon, sesi arma me leje e qytetarit nga Lezha Pal Gjelaj, humbi pikërisht në komisariatin e policisë…

 

Gjergji Thimo, kalvari i një koleksionisti dhe abuzimet e një procesi.
Emisioni “Stop” rikthen problemin e koleksionistit Gjergji Thimo, me detaje të reja nga saga e tij me drejtësinë.Edhe pse i certifikuar për veprat e tij dhe me shumë ekspozita publike, në tetor 2013 në shtëpinë, e tij zbarkoi policia.Pa një mandat nga prokuroria, veprat u sekuestruan dhe për Gjergjin, nisi odiseja gjyqësore.Galeria kombëtare e arteve nuk i mori asnjëherë në dorëzim veprat, ndërsa prokuroria nuk i konsideroi provë në proces.Pas disa viteve burg, jeta e Gjergji Thimos është shkatërruar. Vec mjerimit financiar, ai sot përballet edhe me dhunën, për t’i mbyllur gojën për fondin e veprave të sekuestruar nga shteti.

“Ky është një pasion i një trashëgimie familjare ndër breza. Me hyrjen e demokracisë fillova të mbledh dhe të rregulloj këto objekte nëpër fshatra të ndryshme të Shqipërisë.”

Drejtori i Galerisë së Arteve, Artan Shabani, tregon se koleksionistët janë shumë të rëndësishëm në çdo shoqëri sepse ata sensibilizojnë, motivojnë dhe stimulojnë kreativitetin e artistëve.

“Nuk mund të ketë art pa një suport ekonomik, pra koleksionistët janë ata që e blejnë dhe e ekspozojnë artin.”

Regjisori Saimir Kumbaro thotë se Gjergji ishte i vetmi që koleksiononte ikona, sepse në vitin 1967 u shkatërrua çdo gjë që kishte lidhje me fenë.

“ Unë kam pyetur nëse ikonat janë të vjedhura dhe më kanë thënë se kisha nuk ka inventar.”

Gjergji na rrëfen se ka patur rreth 14 ekspozita, të gjitha të sposorizuara nga shteti.

“Në Tetor të vitit 2013 që nisi operacioni, që unë e quaj operacioni banditesk “Ikona”, erdhi policia dhe i pyeta për urdhër nga prokuroria. Nuk kemi më thanë, kemi kontroll për drogë. Ne nuk merremi me drogë u thashë.”

Esmeralda shprehet se kur i kërkoi policisë aktin e kontrollit, ata u treguan shumë harbutë, duke i thënë se nëse nuk pushonte do ta nxirrnin jashtë me shkelma.

Të gjitha ikonat që u sekuestruan janë të çertifikuara nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të Republikës së Shqipërisë, nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dega Berat, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçe dhe nga Instituti i Monumenteve të Kulturës të Republikës së Shqipërisë.

Gjergji shprehet se ai është akuzuar për “trafikim të veprave të artit”. Në konfirmimin e prokurorisë thuhej se ikonat kanë qenë me pasaportë dhe janë shitur në Itali. Gjithashtu prokuroria ka thënë se rrethi i të dyshuarve ishte në rritje, por pse u arrestua vetëm Gjergji Thimo dhe jo ata që kishin lëshuar pasaportën dhe kishin çertifikuar këto ikona, pasi sipas hetimeve këta duhet të jenë bashkëpunëtor të trafikimit të ikonave jashtë Shqipërisë. Pas 6 muajsh u ndryshua akuza për Gjergjin, pasi nuk ishte provuar trafikimi i ikonave prej tij.

Në një njoftim për shtyp nga Ministria e Brendshme, më datë 09.10.2013, thuhet se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Trafikimit të veprave të artit dhe të kulturës” dhe “Vjedhja e veprave të artit dhe kulturës në bashkëpunim”, por këto materiale nuk kaluan kurrë! Gjergji Thimo u hetua pa analizuar provat materiale nga prokuroria.

Gjergji na tregon një proces verbal të datës 11 Tetor 2013, ku thuhet se me urdhër të Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, objektet u dorëzuan në Galerinë Kombëtare të Arteve. Por nga ana tjetër,  drejtori i Galerisë së Arteve iu drejtohet këtyre institucioneve dhe u thotë se Galeria Kombëtare e Arteve nuk  ka marrë në dorëzim dhe nuk mund të marrë në dorëzim veprat e trashëgimisë kulturore të sekuestruara nga Policia e Shtetit pasi ato janë prova materiale konform nenit 150 dhe nennit 187 të Ligjit Nr. 7905 datë 21.02.1995 Kodi i Proçedurës Penale i R.SH., dhe si të tilla janë në administrim të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Artan Shabani thotë përpara kamerave ta emisionit “STOP” se këto vepra nuk janë marrë në dorëzim, në mënyrë zyrtare, nga Galeria Kombëtare e Arteve!

Por Ministria e Kulturës ka urdhëruar lëvizjen e përkohshme të 477 veprave.

“Kush është kjo Ministre Kulture që merr kopetencat ligjore për të urdhëruar lëvizjen e provave materiale?! Kush është kjo Ministre që eleminon një shtet të tërë?!

Zoti Prokuror po të them për herë të tretë, më kë hetuar, më ke gjykuar me prova materiale të pamarra në dorëzim. Nxirr proces verbalin që ke marrë në dorëzim provat materiale të hetimit. Nëqoftëse nuk e ke atë proces verbal, më jep pafajësinë dhe rinis hetimet për operacionin “IKONA”. Nuk bëhet fjalë për një njeri, një krim dosido, por për një krim shtetëror dhe një masakër që i është bërë kulturës kombëtare shqiptare, qoftë në vlera historike dhe artistike të papër sëritshme, qoftë në vlera monetare, 63 milionë euro!”

Por si është katandisur Gjergji Thimo pas operacionit “IKONA”?!

Saimir Kumbaro shprehet se i ka ardhur shumë keq për Gjergjin sepse ishte pa shtëpi, pa grua, pa fëmijë, pa bukë, pa rroba, pa asnjë gjë!

Bashkëshortja e Gjergjit, Esmeralda ka thënë se Gjergji nuk ishte as hajdut e as trafikant, ai kishte qëllim të hapte muze.

“Thoshte përherë, të hap muzeun, t’ua lej fëmijëve dhe të krenohen me babanë që ka bërë një punë patriotike. Ka ruajtur një pjëse sado të vogël të kulturës shqiptare që ata e shkatërruan!”

Gjergji, shumë i emocionuar, na rrëfen se kur doli nga burgu nuk iu hap dera e shtëpisë dhe familjarët nuk e pranuan.

“Ti ishe martuar me ikonat, nuk ishe martuar me ne. Familja!”

Gazetari – Keni kontakte me fëmijët?

“Vajza punon në Policinë e Shtetit dhe nuk më takon se ka frikë se e heqin nga puna. Kisha 1300 euro të vajzës te shkolla Iliria por policia i mori gjatë operacionit, edhe të mbathurat e vajzës morën. Edhe sot e kësaj dite nuk i kam paguar lekët e shkollës. Ça të bëj? Po të mos isha një trafikant, një hajdut, siç më bënë këta, a do të ishin ato sot në Shqipëri? Nuk dija unë t’i shisja?

Saimir Kumbaro shprehet se bashkëfajtor në këtë krim janë Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri.

“Të gjithë këta duhet të japin llogari se pse e bënë gjithë këtë spektakël! Me këtë logjikë, duhet të fusësh gjithë koleksionistët në burg!“

Por më datë 6 prill  2017, Gjergji telefonon në emisionin “STOP” dhe kur gazetarët shkojnë në shtëpinë e tij, e gjejnë të plagosur.

“Ka tre ditë që më ndjekin. Në hyrje më dhanë një goditje në kokë me një mjet të fortë.”

Gazetari – Të thanë diçka?

“Mbylle gojën se do të heqim qafe! Janë të njëjtët persona, ka tre ditë.”

Gjergji Thimo gjendet i shokuar dhe i trembur. Nuk e dimë se si do shkojë kjo situatë dhe se çfarë ka rezervuar fati për Gjergjin!

 

Denoncimi i Frrok Bardhit: si vdiq ish-funksionari në urgjencë.
Infermieri Frrok Bardhi, që në 8 shkurt demostroi në “Stop” gjendjen e mjerueshme të urgjencës së Tiranës, rikthehet me një tjetër denoncim. Ai thotë, se situata është përkeqësuar në këtë shërbim.Madje disa ditë më parë ish-zëvendësministri i brendshëm Sokol Baraj, vëllai i deputetit socialist Besnik Baraj, humbi jetën për mungesë të kushteve të urgjencës. Sipas Bardhit, nëse në urgjencë do të kishte patur defribrilator, i ndjeri do të ishte ende në jetë.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*