STOP – EMISIONI 164 (SEZONI 2)

Emision: 19.04.2017


Llogaritë e Ramës dhe politika e cadrës.
Mëngjezin e sotëm vendi u gdhi nën shi dhe shumë shkolla fusin ujë, aq sa duhet të rrish në mësim më cadër. PS-LSI kërkoi në KQZ shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore.Komuniteti LGBT i kërkoi kreut të opozitës Lulzim Basha, që me cadrën e bulevardit, të mos bëhet pengesë për paradën e 13 majit. Në një fjalë të tij në cadër, Lulzim Basha përmendi plot 24 herë fjalën “lekë”. Ndërsa kryeministri Rama tha sot, se një seancë hemodialize i kushtonte shtetit 90 euro, por sot kushton vetëm 80 euro. “Stop” sjell në kujtesë ankesën e banorëve të Lushnjes, që nuk marrin paratë e transportit.

Ligji dhe dy standardet e ZA Devoll me mësuesit kujdestarë.
Blerta Medolli, një qytetare nga Devolli ankohet në “Stop”, se fëmija i saj Xhej, nuk e ka mësuesen ndihmëse, që i takon, nisur nga udhëzimi nr.38, datë 07.10.2014. Në fakt, edhe mësuesja dhe drejtoresha e shkollës “Dritëro Agolli”, tregojnë, se Xheji ka nevojë për mësuese ndihmëse, madje për këtë i janë drejtuar me shkresë Zyrës Arsimore Devoll. ”Stop” sjell shembuj, sesi në dy shkolla të tjera, “Myrteza Sala” dhe shkollën e Mirasit, raste të ngjashme janë trajtuar me mësuese ndihmëse. Por drejtori i ZA Alban Fetolli, nuk e zgjidh problemin e Blertës dhe djalit të saj, duke aplikuar dy standarde.

Nëpërmjet emisionit “STOP” ne kërkojmë të zgjidhet problemi kryesor i Xhej, për të patur një mësuese ndihmëse.  Ne e kemi kërkuar në Drejtorinë Arsimore që vjet, kur Xhej ishte në klasë të pestë. Përveç pjesës së vështirësisë të qëndrimit në këmbë që Xhej ka, i duhet edhe për mësimet. Kur doli ligji për të patur ndihmëse e kam kërkuar  dhe kjo është refuzuar për mungesë fondesh.“

Gazetari – Po në Zyrën Arsimore të Devollit, e keni kërkuar dhe çfarë iu është thënë?

“Po, kam shkuar shumë herë. Drejtori më ka bërë shumë premtime, më tha se e kishte bërë kërkesën në ministri dhe se shumë shpejt do të aprovohej. Po mbaron viti dhe akoma asgjë.”

Mësuesja e shkollës “Dritëro Agolli” shprehet se mësuesi ndihmës nevojitet dhe se shpreson që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë, ndërsa drejtoresha rrëfen se problemi i Xhej se Zyrës Arsimore i është përcjellë informacioni për nevojën e mësuesit ndihmës dhe raporti mjekësor i Xhej ,më datë 16.09.2016, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Në bazë të investigimieve që ka kryer emisioni “STOP”, rezulton se në shkollën fillore “Myrteza Sala” dhe në shkollën e mesme Miras, nisur nga udhëzimi nr.38, datë 07.10.2014, janë emëruar mësueset ndihmëse.

Gazetari – Kur e keni kërkuar dhe kur është emëruar kjo mësuese ndihmëse?

Drejtori i shkollës Miras – Ne mësuesen ndihmëse e kemi kërkuar që në fillim të vitit dhe ka ardhur më datë 13.02.2016.

Mësuesja ndihmëse tregon se ajo kujdeset vetëm për një nxënës me probleme, të cilin e ndihmon në të shkruar, në të lexuar si dhe ndjek çdo orë mësimore me të.

Por pse për Xhej nuk punësohet një mësuese ndihmëse?!

Pse duhet të përkujdeset edhe në shkollë e ëma për të?!

Pse nuk respektohet ligji për familjen Medolli?!

Denoncimi: divorci dhe manipulimi i dokumentave, që po e nxjerrin në rrugë.
Manushaqe Bardhoshi nga qyteti i Prrenjasit tregon historinë e saj të divorcit nga bashkëshorti, që me manipulime dokumentash, e nxorri në mes të katër rrugëve. Pasi u nda nga i shoqi, Vilson Kampula, në prill 2016, i vjen letra për lirimin e shtëpisë. Gjatë proceseve gjyqësore, Manushaqja mëson, se ish-bashkëshorti kishte falsifikuar dokumentat, sikur shtëpinë e kishte trashëguar nga i ati, në një kohë, që e kanë blerë bashkë. Manushaqja thotë, se ka bërë disa denoncime dhe “Stop” bën një tjetër bashkë me të për dekaratë të rreme noteriale dhe dhunë.

“Jam Manushaqe Bardhoshi dhe vij nga qyteti i Prrenjasit. Lidhjen martesore e kam bërë në vitin 1996, me bashkëshortin Vilson Kampula. Në vitin 1998 jemi larguar në emigracion, në Greqi. Pas 6 vitesh, kemi vlerë një ndërtesë në Prrenjas nga Sami Blloshmi. Në vitin 2006 kemi ndërtuar katin e dytë dhe kemi bërë aplikim për legalizim. Në vitin 2010 jemi divorcuar. Në prill të vitit 2016 më vjen një fletë thirrje për lirim dhe dorëzim prone. Më 16 Nëntor gjyqtari Ilir Pashaj më ka lexuar provat në gjyq, që kishte paraqitur pala tjetër, që ka bërë lidhje martesore me mua në vitin 2006, gjë që nuk është e vërtetë sepse unë kam çertifikatën e martesës.  Më lexoi një kontratë sikur Vilson Kampula ia ka shitur dhe ia ka blerë po babait të vet, Sami Kampulës, ndërkohë që këtë banesë ne ia kemi blerë Sami Blloshmit.”

Manushaqja rrëfen se ish-bashkëshorti i saj ka deklaruar në hipotekën e Librazhdit se ndërtesën që i është blerë Sami Blloshmit, e ka shembur në vitin 2003 dhe e ka ndërtuar po në atë vit, ndërkohë që lejen për ta prishur e për ta ndërtuar nuk e ka dërguar as në hipotekë dhe as në aluizëm. Ajo kërkon që të bëhet regjistrimi i banesës, në mënyrë që të bëhet ndarja e pasurisë së tyre.

“Jo të dal unë nga shtëpia! Siç thotë ai, që i kam zënë banesën! Bëra një kallëzim për krim ekonomik, por çështja nuk u hetua fare.”

Gazetarja e emisionit “STOP” së bashku me Manushaqe Bardhoshin, iu drejtuan Drejtorisë së Policisë Elbasan për të denoncuar deklaratën e rremë noteriale që ka bërë Vilson Kampula.

“Më në fund, arrita të bëj denoncimin që isha munduar prej kaq shumë kohësh. Falë emisionit tuaj, unë arrita të nëj këtë denoncim! I drejtohem Ministrit të Drejtësisë  që të vendosë para drejtësisë ish-bashkëshortin tim dhe bashkëpunëtorët e tij. Jam me 2 fëmij dhe kam qenë gjithmonë e dhunuar.”

Shpresojmë që kjo çështje të gjykohet siç duhet dhe Manushaqe Bardhoshi të mund të përfitojë pjesën e saj të pasurisë.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*