Konferenca “problematike” e Petrit Vasilit dhe shkolla “mesjetare” në Luzaj-Kucovë.

Një raport i INSTAT për muajin gusht nxjerr në pah, se rritja e cmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike ishte në masën 6.1%. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, pasi nisi komunikimin me median, u njoftua live, se kishte probleme teknike, ndaj po live u detyrua të bëjë disa prova “me qetësi e dashuri”. Një video e shkollës 9- vjecare në Luzaj- Kucovë, tregon kushtet skandaloze si në mesjetë, të ngrehinës, që vetëm shkollë nuk mund të quhet.

Libri “seksual” në shkollën e Yzberishtit, fajtor shpallet roja i shkollës…?!

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e shkollës 9-vjecare “Kongresi i Manastirit” në Yzberisht dhe librit me përmbajtje të fortë seksuale, që kishte depërtuar në shkollë, tek nxënësit e klasave të treta. Një ditë më pas, drejtoria arsimore pezulloi drejtoreshën e shkollës. Por duket se vetë drejtuesit e shkollës e kanë gjetur “kokën e turkut”, rojen e shkollës. Në redaksinë e emisionit mbërritën informacione, që roja, Hysen Hila, është pushuar, pasi lejoi hyrjen e gazetarëve të “Stop”. Vetë Hila tregon për psuhimin nga puna, por zëvendësdrejtoresha thotë, se kjo është në dorë të bordit. Në mënyrë të beftë kryetari i bordit, Mustaf Kovaci, thotë, se roja Hysen Hila, nuk është pushuar, por mund të ketë qenë i sëmurë, që nuk është paraqitur disa ditë në punë…

Durrës, tenderi i lavanterisë dhe pika, që e bën procesin nul.

“Stop” rikujton problematikën, që shoqëroi tenderin e lavanterisë në spitalin e Durrësit, ku u shpall fitues “Sanitary Cleaning”. Presidenti i Dhomës Kombëtare të noterëve Fatmir Lacej, thotë, për gazetarin e emisionit, se nëse prokura e posacme nuk pajiset me vulë apostile, deklarata e bashkëpunimit është nul. Në fakt kjo ishte vetëm një nga parregullsitë e procesit, që do të duhej ta kthente tenderin në pikën e nisjes.