STOP – EMISIONI 171 (SEZONI 2)

Emision: 28.04.2017

UKT-ja në Kombinat pagesa pa kupon tatimor.
“Stop” tregon me zë dhe figurë, se abuzimet me kuponët tatimorë fillojnë nga vetë institucionet. Renaldo na tregon, se qytetarët në Kombinat paguajnë ujin e pijshëm, por nuk marrin një kupon tatimor, ashtu sic ndodh me cdo biznes.Pas intervistave me ironi e humor, gazetari i “Stop” i drejtohet me një ankesë zyrës së tatimeve.

7 muaj pa kartë identiteti, “Stop” zgjidh problemin e qytetares.
Albana Prenga nga Rrësheni ankohet në “Stop”, se prej gati 7 muajsh ka aplikuar për kartë identiteti, por nuk është pajisur me dokumentin e domosdoshëm.Punonjësja e gjendjes civile, Adelina Nikolla shpjegon, se Albana nuk ka një mjet tjetër, që të vërtetojë identitetin e saj.Në zyrat e kompanisë “Aleat”, të drejtojnë në Ministrinë e Brendshme, pasi ky është një rast komisioni.Specialistja e Ministrisë,Brisela Mehmetllari, i jep zgjidhje problemit, falë emisionit “Stop”. Bllokimi ishte automatik, pasi Albana ka një motër binjake.

Dy raste soldariteti në “Stop”, mbështetje për njerëz në nevojë.
Pas transmetimit të rastit të Joelit të vogël, në emisionin “Stop”, kanë reaguar edhe qytetarët, për t’i ardhur në ndihmë. Joeli është operuar dhe stafi i emisionit i ka siguruar aparat aspirimi dhe krevat ortopedik.Ndihma për të voglin, kanë ofruar pronari i kolegjit Eneida, rrjeti i dyqaneve A&M dhe Globe.Adela Hyseni, e ëma e Joelit, falenderon emisionin për solidaritetin.Një tjetër rast ndihme vjen për 60 vjecarin, Kamber Merxho. Shoqëria Gazra Teknike Shqiptare GTS, pjesë e Soul group, pas thirrjes së Kamberit për oksigjen, ia ka siguruar atë, përsa kohë të ketë nevojë. Ndihma kanë dërguar edhe qytetarët Robert Çifligu, Amet Buçi, Luan Shehu dhe Bertilda Çuko.


Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*