Hitparade me autobusë në “Stop”.

Një shofer autobusi drejton mjetin e transportit publik, duke folur në celular. Një tjetër shofer autobusi është fotografuar me cigare në gojë.Një autobus ka ndaluar, ndërsa po shënohen vizat për stacionin. Disa fëmijë i janë varuar pas një autobusi në lëvizje, duke vënë jetën në rrezik. Në fund një autobusi i ka dalë tymi…Këto janë disa nga situatat, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit”.