Denoncimi, prej 2 vjetësh nuk merr dot paratë e veta, Stop zgjidh problemin.

Kledhi Beciraj nga Korca,denoncon në “Stop”, se në vitin 2015 është regjistruar, për të marrë patentë të kategorisë C, pranë autoshkollës E@S. Por ai tregon, se nuk mori as patentën dhe as paratë e paguara. Gazetarja e emisionit takon Sanjel Skënderasin, i cili premton t’i kthejë lekët Kledhit. Pas këmbënguljes së grupit të xhirimit, Kledhi Beciraj merr 200 mijë lekët, që i takojnë dhe falenderon emisionin “Stop” për këtë.

Punë në mobileri, pa rrogë e sigurime shoqërore “nën hundën” e Inspektoriatit të Punës.

Hajri Ismaili tregon, se më shumë se një vit më parë, djali i tij kërkoi një vend punë në zyrat e punësimit, ngaku u punësua në një mobileri,të quajtur Brixhoer.Por pronari i saj nuk ishte i rregullt me pagesën.Përvec faktit, se nuk e kishte regjistruar në sigurimet shoqërore, i ka mbetur edhe një shumë parash e pashlyer.”Stop” iu drejtua Inpektoriatit të Punës, por kryeinspektori thotë, se nuk cfarë të bëjë, pasi tre herë nuk e ka gjetur pronarin e mobilerisë. Ai deklaron, se puna e tij mbyllet këtu…?!

Apeli për ndihmë për djalin e sëmurë, karroca për të pamundurit.

Joana Abazaj bën apel në “Stop” për ndihmë për djalin e saj 3 vjecar, që është i shtruar prej më shumë se një muaji në reanimacion.Ajo ka nevojë për një aparat oksigjeni dhe inspirimi për Enginin e vogël, pasi vetë është pa punë dhe nuk e përballon dot koston e këtyre pajisjeve jetike.

“Prej një muaji e gjysmë fëmija im është në Reanimacion. Gjendja e tij është vërtetë shumë e rëndë. Ai ka ardhur pa frymë, gati pa puls këtu dhe e kanë rikthyer në jetë. Ka qëndruar rreth 20 ditë i intibuar me frymëmarrje të drejtuar. Ka kaluar ndërhyrjen e parë me sukses, por pësoi një krizë të dytë, të cilën nuk e përballoi dot, përsëri ngeli pa frymë. U intibua përsëri, bëri dhe ndërhyrjen e dytë, por përsëri situata është shumë e rëndë. Fëmija vazhdon të jetë ende me frymëmarrje të drejtuar edhe pas ndërhyrjes së dytë.”

Joana Abazi bën apel për ndihmë për një bombël oksigjeni dhe aparat aspirimi, sepse janë të kushtueshme dhe familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike për ta përballuar, pasi ajo është pa punë.  

“I bëj apel të gjithë atyre që janë duke na ndjekur nëpërmjet emisionit “STOP”, që të më ndihmojnë që fëmija im të dalë nga kjo situatë”.

Ndërkohë, emisioni “STOP” vijon dhurimin e karrocave për persona me aftësi të kufizuara. Në bashkëpunim me fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”, përfitues të karrocave u bënë familja Osmanllari në Babrru dhe familja Dervishi në Pinet të Ndroqit.

Rigels Osmanllari është një ndër personat që ka nevojë për karrocë të re, pasi e vjetra nuk është më funksionale.  Familja Osmanllari nuk ka patur mundësinë ekonomike për ta blerë një karrocë të re, ndaj atij iu dhurua një nga fondacioni “Fëmijët Shqiptarë”.

Fëmija që kur ka lindur, ka lindur me probleme. Duke parë emisionin “STOP” mendova të bëja edhe unë kërkesë për një karrocë për fëmijën tim.”

Përfituesit e tjerë të karrocave të dhuruara nga fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” janë familja Dervishi, të cilët jetojnë në Pinet të Ndroqit.

“Jemi ndjekës të emisionit “STOP”. Djali im i madh e ndjek emisionin tuaj çdo natë dhe pa disa karroca që ju po shpërndanit. Ju solli mesazh juve për një karrocë.”

Nisma do të vazhdojë, ndaj nëse dëshironi të ndihmoni familjet në nevojë, mund të kontaktoni me redaksinë e emisionit “STOP”.