Rruga e Arbrit, premtimi i Ramës cdo katër vjet…?!

Pas transmetit të djeshëm në “Stop” të një video montazhi “Enver Hoxha e mprehu shpatën”, një djalë i huaj, sjell me video përpjekjen e tij ambicioze, për të kënduar këtë këngë “heroike”. Ministrja e re e financave, nga nguti për të anuluar lejet vjetore të stafit, deri në zgjedhje, u është drejtuar në shkresë, punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë.Kryeministri Rama ishte dje në Dibër, për të kërkuar votën për zgjedhjet e 25 qershorit. Premtimi më i fortë, ishte ndërtimi i Rrugës së Arbrit, projekt me të cilin, Rama kërkoi votën edhe 4 vjet më parë…Duke folur për turin nëpër Shqipëri, Rama tha, se njeh cdo rrugë, për shkak të shpërndarjes së valëve telefonike.

“Stop” zbardh vrasjen e vitit 2012 në Vlocisht të Korcës. 

Në tetor 2012 në Vlocisht të Korcës, u vra në lokalin e tij shtetasi Hetem Hena. Djali i tij Erion Hena, denoncon në “Stop” mungesën e hetimit dhe lënien të lirë të autorit të vrasjes, Edison Kodralli. Prokurori i cështjes Hysen Kulla, pasi e kish futur në burg Kodralliun, e liroi me “detyrim paraqitjeje” pas 3 muajsh. Vec anëve të errëta të hetimit të kësaj ceshtjeje, “Stop” sjell dëshmi ekskluzive audio të banorëve të fshatit, që kanë parë vrasësin e liruar nga drejtësia, natën e krimit.

Domje, segmenti pa sinjalistikë, që rrezikon jetë.

Një ditë më parë, “Stop” transmetoi kamerën e fshehtë, ku laboranti i neurologjisë F.K. merrte 150 mijë lekë nën dorë, për të bërë një rezonancë pa rradhë. Sot SQUT ka pezulluar punonjësin në fjalë, ndërsa prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Në Domje, segmenti rrugor pranë hekurudhës është lënë në harresë, duke u shndërruar edhe në rrezik për banorët e drejtuesit e autmjeteve.Në bashkinë e Vorës, drejtori i Urbanistikës Luan Beta, thotë, se do të nisë puna për sinjalistikën.Të njejtin premtim jep edhe Sotiraq Pano,zëvendësdrejtori i hekurudhave. Por deri atëherë, fati qoftë me kalimtarët e drejtuesit e makinave…?!