Seanca e jashtëzakonshme dhe termat e ëmbël e luftarakë të fushatës.

Të shtunën deputetët u rimblodhën për herë të fundit në një seancë të jashtëzakonshme, si në një mbrëmje mature-nostalgji.Të zgjedhurit e intervistuar tregojnë mbi fushatën dhe termat e saj, si tepsi, timon, ballkava e sheqerpare. Por jo në cdo rast fushata ka qenë kaq e “ëmbël”. “Stop” sjell dhe deklaratat dhe kërcënimet e ashpra të fushatës, nga Rama, që kërkon mandat për të shkallmuar dyert e hipotekave, tek Basha,që bën thirrje për t’i hequr zvarrë nga zyra, apo Meta për armatosjen e popullit dhe një milion grushta kundër kartelit të drogës e krimit.

Vëmendja te zgjedhjet, sezoni turistik me rrugë e plazhe në pikë të hallit.

Nisja e sezonit turistik duket, se ka përkuar me fushatën e ndezur elektorale dhe drejtuesit e pushtetit qendror dhe lokal nuk janë kujtuar për turizmin dhe përmirësimin e rrugëve e plazheve. Himara këto ditë ofron vetëm plazhe private dhe kullat e vrojtimit dhe koshat e mbetjeve mungojnë.Zona e Dhërmiut ofron rrugë të pashtruar, pluhur e plazhe publike të munguar.Në Durrës rruga “Pavarësia”, ose rruga e Plazhit,është shndërruar në vend zallamahije trafiku, e kthyer nga 2, në vetëm një korsi.Kryebashkiaku Vangjush Dako thotë, se në investimin 3 milionë dollarësh është kjo situatë, për shkak të punimeve. Por gjendja do të disiplinohet në bashkëpunim edhe me policinë bashkiake e atë rrugore…?!

Anulimi i lejeve për administratën “rilind” biznesin e raporteve mjekësore.

Një nga firmat e para të ministrave të rinj teknikë, ishte anulimi i lejeve vjetore, për punonjësit e administratës, deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.Por pak ditë më parë, “Stop” transmetoi, sesi merrej një raport pune, për vetëm 10 mijë lekë të vjetra. Stafi i emisionit ka siguruar të tjerë raporte flagrantë dhe ka vënë përballë tyre, mjeken që i ka lëshuar.