STOP – EMISIONI 212 (SEZONI 2)

Emision: 26.06.2017


Ndihma nga Albtelekom, hetim për qendrën shëndetësore Spille.
Kompania e telefonisë Albtelekom ka marrë nismë, për mbledhur e shpërndarë ndihma për disa familje me pamundësi ekonomike. Rudina Kurti tregon, se kontribues këtë herë u bënë punonjësit e IT-së në Albtelekom.Më pas rikujtojmë cështjen e qendrës shëndetësore Spille, që duhet të ishte publike, por me anë të një kontrate të errët, funksionon si private, madje ka futur dokumentat për legalizim.Ministria e shëndetësisë ka nisur hetimin për rastin.

Skandali, 85 nxënës fiktivë në Cermë të Lushnjës, nuk e panë kurrë derën e shkollës.
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur informacioni, se në shkollën e fshatit Cermë e Sipërme të Lushnjës, vetëm për periudhën 2013-2014 janë regjistruar 85 nxënës fiktivë, që nuk e kanë parë kurrë derën e shkollës.Drejtori aktual, Agim Maci thotë, se e ka verifikuar këtë situatë absurde dhe e ka denoncuar që nga Zyra arsimore e deri të organet e drejtësisë.Maci shpjegon, se kishte 7 arsmitarë më tepër dhe klasa me 10 nxënës. Për pasojë nga 16 klasa u bënë 9 të tilla. Nëndrejtoresha apo mësuesit nuk pranojnë të flasin për këtë skandal. Ndërsa drejtori i ZA, Ylli Krakulli, mjaftohet të thotë, se nxënësit janë larguar dhe më këtë shënim të ish-drejtorit, sipas tij, përfundon kompetenca e kreut të zyrës arsimore.

Denoncimi, ilaci i shtrenjtë i diabetit hiqet nga lista e rimbursimit.
Nustret Suloti nga qyteti i Vlorës, tregon në “Stop”, se prej vitesh vuan nga diabeti. Për 5 vjet është mjekuar me glavus+met 850 mg. Deri në shkurt medikamentin e ka marrë me rimbursim.Por më pas,kjo i është ndërprerë pa shpjegim.Meqë është i vetmi ilac, që i bën efekt, Nusreti e ka blerë vetë atë në farmaci.Albert Bështika, mjek pranë drejtorisë rajonale të Sigurimeve shoqërore në Vlorë, thotë, se medikamenti në fjalë është hequr nga lista e rimbursimit, për shkak të kundërindikacioneve për moshat mbi 75 vjec.Nevila Bano, mjeke endokrinologe pranë qendrës spitalore Vlorë, thotë, se për raste të tilla të diabetit, përdoren medikamente alternative, packa se Nusret Suloti është trajtuar me glavus+met 850 mg edhe 3 vjet pas moshës 75 vjec.Por ajo që vetë Nusreti deklaron, është, se ilaci i tij është hequr nga lista e rimbursimit, pasi është i shtrenjtë.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione