STOP – EMISIONI 218 (SEZONI 2)

Emision: 04.07.2017


“Impenjimi” i bashkive dhe mungesa e ilacit të parkinsonit.
Sot SHBA-të festojnë 241 vjetorin e pavarësisë, moment, që kujtohet edhe ne studion e “Stop”.Më pas trajtohen problematikat e gjobave për karrocat ambulante në bashkitë e Durrësit dhe Shkodrës. Një qytetare nga Durrësi, babai i të cilës vuan nga parkinsoni, denoncon faktin, se prej dy muajsh nuk merr me rimbursim medikamentin e qujatur madopar.Ajo thotë, se mjeku neurolog, që i ndjek të atin, i ka thënë ta marrë në Kosovë ilacin e kushtueshëm.Një vëzhgim i emisionit tonë nëpër farmaci tregon mungesën e këtij medikamenti jetik për të sëmurët me parkinson.

Skandali i vdekjes së foshnjes në Elbasan dhe neglizhenca e pafalshme e mjekëve.
Engjëll Toci tregon në “Stop”, sesi i humbi vajzën e tij një vjecare, Amelia, pas arsyes banale të gëlltitjes së një cope arre.Ai thotë, se e coi të bijën në pediatrinë e Elbasanit, ku i dhanë ndihmë mjekësore për ftohje.Të nesërmen, ndërsa e bija bëhej më keq,iu drejua sërish mjekëve, por fatkeqësisht vajza u shua në 21 mars 2016. Një vit e gjysmë më pas babai i dëshpëruar kërkon vetëm drejtësi për jetën e humbur të së bijës.Mjekët që e kuruan u pezulluan 3 muaj e kthyen në punë, edhe pse raporti mjeko-ligjor i gjeti fajtorë. Ndërsa prokuroria thotë, se vijon hetimet edhe pas një viti e gjysmë.

Solidaritet dhe bamirësi përmes emisionit “Stop”.
Në këtë pjesë të emisionit ndihmohen disa individë dhe familje. Cifti i të moshuarve në Pogradec mbështeten me 500 euro.Po kështu familja Xhelaj, nga fshati Buzëmadhe i Fierit ndihmohet me ushqime dhe veshmbathje.Më pas nisma “dhuro një karrocë” i vjen në ndihmë qytetarit Kristaq Stefani, i cili kërkoi këtë mjet të domosdoshëm për bashkëshorten e tij të paralizuar.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione