Shëndetësia e “rilindur”, i gjithë Durrësi pa ezhe…

Një qytetar shqiptar shfaqet duke kënduar një këngë labe, ndërsa i mbajnë iso disa persona me ngjyrë. Më pas shfaqet një video me humor, ku macja trembet nga kanosja e miut. Në pyetjet e provimit në Universitetin e Durrësit nuk janë kursyer termat e fushatës dhe politikës shqiptare. Që nga muaji dhjetor 2016 ezheja e poliklinikës së Durrësit është jashtë funksionit.Në këto kushte mjekët i përcjellin pacientët drejt spitalit të qytetit, ku edhe atje ezheja nuk punon.Nëndrejtori i spitalit, Endri Shehu thotë, se janë konsumuar elektrodat dhe ka bërë kërkesë për riparim.

Skandali, si “i firoi” prona qytetares në hipotekën e Tiranës.

Violeta Carka tregon në “Stop”, se në vitin 2000 bleu një pronë prej 61 metrash katrorë, të cilën e kishte regjistruar edhe në hipotekë. Shumë vite më pas, përballet me faktin, se në zyrën e regjistrimit, i figurojnë vetëm 10 metra katrorë.Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua zyrave të hipotekës së Tiranës, ku specialistja Enkela Dhima, sqaroi, se i mungon dokumenti i rilevimit, dokument, që si për ironi “Stop” e ka siguruar po nga hipoteka.

Kur të ngec dërgesa në postë, edhe pse rezulton e ardhur.

Vaid Coku, një mësues nga Shkodra, është blerës i rregullt on line. Por rasti i fundit i blerjes nuk i ka rezultuar i sukseshëm. Edhe pse pakoja i rezulton se ka mbërritur në destinacion, Vaidi thotë, se e sorollasin sa në postën e Shkodrës, në atë të Tiranës. Pas interesimit të gazetares së emisionit, posta shqiptare ka sqaruar, se ka patur një avari në link, pasi nuk është bërë riformatimi i faqes.Pas ndërhyrjes, cdo gjë është në rregull.